• Nga 15 librat që sugjeron Iva Tiço tek intervista me Renée Reffo – Pardon My French 13/11/2024
    Nov 14 2024

    E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet në lidhje telefonike ka qenë Iva Tiço. Gazetarja e njohur ka sugjeruar disa nga librat që duhet patjetër t’i lexoni duke qenë se jemi edhe në ditët e Panairit të Librit. E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Renée Reffo. Ajo është vajza e aktores Julia Ilirjani dhe është bërë mjaft aktive e virale në rrjetet e saj sociale si Instagram, apo TikTok. Së fundmi, ajo është bërë pjesë edhe e skuadrës së emisionit “E Diell”.

    Show More Show Less
    1 hr and 3 mins
  • Nga deklarata e Lorenc Vangjelit tek producentja e “Tenxherja Kapakun” – Pardon My French 06/11/2024
    Nov 7 2024

    Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Aliçkolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.

    Show More Show Less
    54 mins
  • Nga projektet e reja tek artistët që blejnë klikime, Bleona zbulon gjithçka për TAR!
    Oct 31 2024

    E ftuar në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë dhe qëllimet që i ka vendosur vetes sa i përket jetës personale.

    Show More Show Less
    52 mins
  • Nga intervista e Sidorela Gjonit, arrestimit të Metës dhe botox-i gjithçka në PMF!
    Oct 24 2024

    E ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë moderatorja Sidorela Gjoni. Ajo momentalisht moderon emisionin “Shqipëria Live”, e cila më parë drejtonte “Breaking News” në Top News. Me një eksperiencë disa vjeçare në gazetari, kryesisht në fillimet e saj në botën sportive, vjen në këtë intervistë ekskluzive për dëgjuesit e Top Albania Radio.

    Show More Show Less
    51 mins
  • Evi Reçi zbulon kuptimin e emrit të djalit/Jorida Rustemi flet rreth eksperiencës në “Goca & Gra”!
    Oct 17 2024

    Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Evi Reçi në pjesën e parë e cila ka zbuluar më shumë detaje rreth mëmësisë dhe djalit të saj të vogël dhe Jorida Rustemi në pjesën e dytë për të folur rreth eksperiencës në “Goca & Gra” dhe jo vetëm…

    Show More Show Less
    1 hr and 8 mins
  • Efi Dhedhes: “Shkova në Për’Puthen sepse nuk kisha zgjidhje tjetër”!
    Oct 10 2024

    E ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Efi Dhedhes. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo ka folur më shumë për sfidën e saj më të re që është drejtimi i emisionit “F’ink” në “E Diell”. Ky program ka në qendër tatuazhet, ose siç njihen ndryshe arti i trupit.

    Show More Show Less
    1 hr and 4 mins
  • Regjisorja Andia Xhunga zbulon më shumë rreth premierës së “Tenxherja Kapakun”!
    Oct 3 2024

    E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë Andia Xhunga. Ajo është një aktore, dublante dhe regjisore shqiptare në film e në teatër. Momentalisht ajo është regjisore e serialit më të ri që do të nisë të shtunën në ekranin e Top Channel. Seriali “Love Bugs” do të vijë së shpejti në Shqipëri i shqipëruar me emrin “Tenxherja Kapakun”, ku aktorë protagonistë do të jenë Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj.

    Show More Show Less
    41 mins
  • Kiara Tito rikthehet në Top Albania Radio, aty ku nisi rrugëtimi i saj radiofonik!
    Sep 26 2024

    E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito. Prej më shumë se një viti, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe rrallë ka dhënë intervista, por këtë herë Kiara do të na zbulojë gjithçka.

    Show More Show Less
    54 mins